Foto:VCG

Foto:VCG

Huat e reja kineze në juanë arritën në 1.890 miliardë juanë (rreth 282.1 miliardë dollarë) në maj, sipas të dhënave nga Banka Popullore e Kinës, citon “Xinhua”. Shifra u rrit me 392 miliardë juanë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

M2, një masë e madhe e ofertës monetare që përfshin paratë në qarkullim dhe të gjitha depozitat, u rrit 11.1% nga viti në vit, duke arritur në 252.7 trilionë juanë në fund të muajit të kaluar. Norma e rritjes ishte 0.6 pikë përqindjeje më e lartë se shifra e shënuar në fund të muajit prill dhe 2.8 pikë përqindje më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

M1, që përfshin paratë në qarkullim plus depozitat pa afat, qëndroi në 64.510 miliardë juanë në fund të majit, me një rritje prej 4.6% nga viti në vit.

M0, sasia e parave të gatshme në qarkullim, u rrit 13.5% nga viti në vit, duke arritur në 9.550 miliardë juanë në fund të muajit të kaluar. (Irma)