VCG

VCG

Tregtia e jashtme e Kinës u rimëkëmb në maj, teksa vëllimi i përgjithshëm i importeve dhe eksporteve u rrit me 9.6% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke arritur në 3.45 trilionë juanë. Shifra është gjithashtu 0.1 % më e lartë se në prill, treguan të dhënat zyrtare të enjten.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, vëllimi i tregtisë së jashtme të Kinës u rrit me 8.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 16.04 trilion juanë dhe duke e tejkaluar rritjen prej 7.9 % në periudhën janar-prill, sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave.

Në dollarë amerikanë, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme arriti në 2.51 trilion dollarë në pesë muajt e parë, me një rritje prej 10.3%.

Eksportet u rritën me 11.4 %, ndërsa importet me 4.7%, duke çuar në një suficit tregtar prej 1.84 trilion juanësh, sipas të dhënave doganore.

Gjatë kësaj periudhe, tregtia e Kinës me tre partnerët kryesorë tregtarë - Shoqatën e Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara (ShBA), ishte përkatësisht 8.1%, 7% e 10.1% më shumë se në pesëmujorin e parë të vitit 2021. (Zhan Dian/Artan)