Në prag të Ditës Botërore të Mjedisit më 6 qershor, në Najrobi të Kenias nisi zyrtarisht aktiviteti mediatik për mbrojtjen e mjedisit Kinë-Afrikë. Aktiviteti është organizuar nga dega e Grupit Mediatik të Kinës në Afrikë (CMG African) dhe tema e tij është “Zëri për natyrën”. Synimi i këtij aktiviteti është bashkëpunimi me mediat afrikane për promovimin e mbrojtjes së mjedisit dhe nxitja e ndarjes së rasteve të zhvillimit të gjelbër prej Kinës dhe vendeve afrikane.

Në ceremoninë e hapjes të aktivitetit, morën pjesë më shumë se 30 përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, si UNEP, UNDP, UNICEF dhe WWF, udhëheqës politikë nga vendet afrikane, drejtues të institucioneve profesionale në mbrojtjen e mjedisit dhe përfaqësues të mediave kryesore nga vendet afrikane.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kinës në Kenia, UNEP e UNHSP, z. Zhou Jianping.