Foto:VCG

Foto:VCG

Kompania Shtetërore e Rrjetit Elektrik e Kinës bëri të ditur që do të bëjë një investim rekord prej më shumë se 500 miliardë juanësh (rreth 74.5 miliardë dollarë) në projektet e rrjetit të energjisë në vitin 2022, për të ndihmuar në forcimin e rritjes ekonomike të vendit në sfondin e epidemisë së COVID-19.

Sipas kompanisë, kjo pritet të sjellë më shumë se 1 trilion juanë investime nga të gjitha burimet.

Kompania Shtetërore e Rrjetit Elektrik do të nisë ndërtimin e veprave të transmetimit të energjisë me tension ultra të lartë sa më shpejt dhe do të fillojë ndërtimin lidhur me projektet kryesore të rrjetit të energjisë nën 500 kV.

Ndërtimi intensiv i veprave kyçe të rrjetit të energjisë do të ndihmojë për promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të rrjetit elektrik dhe do të nxisë industritë në rrjedhën e sipërme dhe të poshtme të rifillojnë punën dhe prodhimin, theksoi kompania. (Jiang Lei)