VCG

VCG

Portet kryesore të Kinës trajtuan mbi 23 milionë kontejnerë strandardë në maj, 4.2 për qind më shumë se një vit më parë, bëri të ditur të enjten Ministria e Transportit.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, në maj, vëllimi i mallrave të portet kryesore të vrojtuara arriti në 1.03 miliardë tonë, me një rritje mesatare ditore 3.2 % krahasuar me prillin.

Në portin e Shangait u përpunuan 3.41 milionë kontejnerë strandardë në maj, me një rritje mesatare ditore prej 7 për qind krahasuar me muajin prill. Kjo tregon një mëkëmbje më të fortë të njërit nga portet më të mëdha të kontejnerëve të Kinës.

Kina ka intensifikuar përpjekjet për të bashkërenduar kontrollin e epidemisë me prodhimin dhe transportin në rrugë ujore, veçanërisht në zona të tilla si delta e lumit Jance dhe rajoni Pekin-Tianjin-Hebei.

Masat e marra përfshijnë sigurimin e operacioneve gjatë gjithë kohës në portet kryesore, bashkërendimin dhe zhbllokimin e transportit në rrugët ujore dhe promovimin e mjeteve pa kontakt me ndihmën e teknologjisë, bëri të ditur ministria.