Foto: VCG

Foto: VCG

Shangai do të marrë një numër masash për të stabilizuar punësimin, duke ofruar mbështetje veçanërisht për pesë sektorë që ndodhen në vështirësi më të mëdha, sipas një plani të shpallur nga bashkia e këtij qyteti të dielën.

Për pesë sektorët, që përfshijnë shërbimin ushqimor, shitjen me pakicë, turizmin, aviacionin civil, si dhe transportin rrugor, ujor dhe hekurudhor, pagesa e primeve të sigurimeve shoqërore korporative do të shtyhet nga prilli.

Ndërkohë, do të jepen subvencione të njëhershme për ndërmarrjet që nuk pushojnë nga puna punonjës në shtatë sektorët e prekur seriozisht nga shpërthimi i COVID-19: shërbimi ushqimor, shitjet me pakicë, turizmi, transporti, akomodimi, ekspozitat, si dhe kultura, sporti e argëtimi.

Subvencionet janë përllogaritur në 600 juanë (rreth 90 dollarë) për çdo pjesëtar të stafit, dhe subvencioni maksimal për çdo ndërmarrje është 3 milionë juanë.

Plane dhe politika të ndryshme për talented, sipas planit, do të zbatohen në mënyrë aktive për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve dhe do të optimizohen politikat e pasaportizimit për talentet.

Autoritetet do të vazhdojnë t'i kenë të diplomuarit përparësi kryesore. Ndërmarrjet shtetërore, agjencitë qeveritare dhe institucionet inkurajohen të përqendrohen te të diplomuarit gjatë punësimit.

Punëdhënësit në Shangai që rekrutojnë të diplomuar të kolegjeve dhe universiteteve sivjet, si dhe ata që janë në Shangai e që kanë qenë të papunë për të paktën tre muaj, do të marrin një subvencion të njëhershëm prej 2 000 juanësh për njeri.

Po sipas planit, autoritetet do të ndihmojnë ndërmarrjet të zgjidhin në kohë problemet si punësimi, përgatitja profesionale dhe marrëdhëniet e punës dhe do të vijojnë të mbështesin punëdhënësit në zbatimin e një modeli të përbashkët punësimi.