foto/Xinhua

foto/Xinhua

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të mërkurën me disa nga punonjësit e trajtimit të ankesave të publikut, që morën pjesë në Konferencën e 9-të Kombëtare për Çështjen e Peticioneve.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinsë dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, u shprehu urime të ngrohta individëve dhe kolektivave shembullorë të nderuar në këtë konferencë dhe përshëndeti sinqerisht zyrtarët dhe njerëzit që punojnë në sistemin e trajtimit të ankesave të publikut.

Në këtë takim ishin të pranishëm anëtarët e Komitetit të Përherëshëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së Li Keqiang, Wang Huning dhe Han Zheng.

Në konferencën kombëtare të zhvilluar të mërkurën dhe të enjten, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, Guo Shengkun, e vuri theksin te studimi dhe zbatimi i plotë i udhëzimeve të sekretarit të përgjithshëm Xi Jinping për forcimin dhe përmirësimin e punës në lidhje me trajtimin e ankesave të publikut dhe bëri thirrje për hapjen e një kapitull të ri në punën mbi trajtimin e ankesave të njerëzve.

Sistemi i trajtimit të ankesave i Kinës, të quajtura peticione, filloi në vitet ‘50 të shekullit të kaluar dhe ka luajtur një rol mbështetës në mbikëqyrjen publike mbi organet e partisë dhe shtetërore.

Peticionet janë një mekanizëm nëpërmjet të cilit një qytetar, person juridik ose organizatë, me anë të letrave, postës elektronike, telefonit ose vizitave, raporton faktet dhe paraqit propozime, mendime dhe ankesa te nivelet e ndryshme të pushtetit. Ato trajtohen nga organet administrative përkatëse sipas ligjit.

Në prill, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës nxiti një rregullore për trajtimin e peticioneve të ankesave të publikut, duke u zotuar për të përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e procesit.

Rregullorja theksoi rëndësinë e punës për trajtimin e ankesave të publikut, duke thënë se ato ofrojnë një dritare të rëndësishme për të njohur opinionet e shoqërisë dhe të banorëve. (Fang Xiaoyu/Artan)