Thelbi i dhunës me armë në ShBA, “politika qëndron mbi sigurinë”
2022-05-26 16:12:18

[Foto: VCG]

Të martën, të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore “Robb” në Uvalde të shtetit amerikan të Teksasit, shkaktuan 21 të vrarë, përfshirë 19 fëmijë. Sipas një raporti nga Radioja Publike Kombëtare (NPR) e ShBA-së, kjo do të thotë që sivjet ka pasur 27 ngjarje të shtënash me armë zjarri në shkolla, me dhjetëra të vdekur dhe të plagosur.

Përhapja e armëve dhe dhuna e shkaktuar prej tyre është një sëmundje kronike në ShBA. Popullsia amerikane zë rreth 5 për qind të popullsisë së përgjithshme të botës, por zotëron rreth 45 për qind të armëve në botë. Mesatarisht, në ShBA ka rreth 120 armë për 100 veta. Sipas revistës “Scientific American”, dhuna me armë zjarri ka qenë “pandemia” më vdekjeprurëse dhe më e gjatë në ShBA. Në fakt, shumë presidentë amerikanë janë zotuar për masa kontrolli ndaj dhunës me armë, por përballë jetëve të humbura nga armët, fjalët e tyre duken të kota.

Gazeta “The Guardian” komenton se thelbi i çështjes së kontrollit të armëve në ShBA është se “politika qëndron mbi sigurinë”, dhe se politikanët shqetësohen për interesat që gjenden pas armëve. Sipas një komenti të rrjetit NBC, “ShBA-ja duhet t’i bëjë vetes dy pyetje që kanë mbetur pa përgjigje që prej vitit 1776: Sa gjak mjafton? A kujdesen vërtet për këtë çështje njerëzit me ndikim politik?” (Li Huailiang/Artan)