konte Anxi

konte Anxi

Kina renditet e para në botë për numrin e Sistemeve të Trashëgimisë Bujqësore me Rëndësi Globale (GIAHS) të përcaktuara nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), njoftoi të martën Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, cituar nga “Xinhua”.

Tre zona në Kinë, një zonë e lashtë e prodhimit të çajit në kontenë Anxi, në provincën Fujian të Kinës lindore, një rajon nomad për rritjen e bagëtive në qytetin Chifeng, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore, dhe një sistem bujqësor me tarraca guri në kontenë Shexian, provinca Hebei e Kinës veriore, janë njohur kohët e fundit si Sisteme të Trashëgimisë Bujqësore me Rëndësi Globale nga FAO, duke e çuar numrin e përgjithshëm të GIAHS të vendit në 18.

Chifeng

Chifeng

Sipas FAO-s, ato u përcaktuan si të tilla për mënyrat e tyre unike të përdorimit të praktikave dhe njohurive tradicionale duke ruajtur biodiversitetin dhe ekosistemet unike.

GIAHS, i cili feston 20-vjetorin në tetor, është një program kryesor i FAO-s. Sipas organizatës, rrjeti mbarëbotëror i trashëgimisë bujqësore të FAO-s tani përbëhet nga 65 sisteme në 22 vende anembanë globit.

Konte Shexian

Konte Shexian