Foto:VCG

Foto:VCG

Tregu publik i shërbimeve “cloud” të Kinës synon të regjistrojë një normë rritjeje komplekse prej 30.9 për qind në 5 vitet e ardhshme, sipas një raporti të publikuar nga Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave (IDC), njofton “Xinhua”.

IDC vlerësoi se madhësia e tregut do të arrijë në 105.76 miliardë dollarë amerikanë deri në vitin 2026.

Sipas IDC, pjesa globale e tregut të shërbimit publik “cloud” të Kinës do të rritet në 9.9 për qind nga 6.7 për qind që ishte në vitin 2021.

Sipas kompanisë, trendi përshpejtues i transformimit digjital të sipërmarrjeve dhe stimujt e politikave të vendit do të sjellin mundësi të reja.