Foto:VCG

Foto:VCG

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i dërgoi të shtunën një mesazh zyrtar znj. Catherine Colonna për ta uruar për zgjedhjen e saj si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme e Francës.

Wang u shpreh që Kina dhe Franca janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vende të mëdha me pavarësi në vendimmarrje. Në pesë vjetët e fundit, nën drejtimin e liderëve shtetërorë të të dy vendeve, Kina dhe Franca kanë ruajtur zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, duke siguruar arritje të pasura nga bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Tani gjendja ndërkombëtare po ndryshon në mënyrë të thellë dhe të ndërlikuar. Kina u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të saj me Francën, tha Wang, duke përmendur që ditët e fundit, dy liderët shtetërorë kanë zhvilluar një bisedë telefonike, duke përcaktuar drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. “Unë jam i gatshëm të krijoj marrëdhënie të mira pune me Ju për të zbatuar së bashku konsensusin e arritur nga të dy liderët, për të mbajtur lidhje të ngushta mbi çështjet kryesore ndërkombëtare e rajonale dhe për të dhënë pandërprerë kontribut të ri për marrëdhëniet kino-franceze,” u shpreh kreu i diplomacisë kineze në mesazhin e vet të urimit për homologen franceze.