Foto:VCG

Foto:VCG

Studiuesit kinezë kanë bërë një përparim të madh duke zhvilluar me sukses një magnet superpërcjellës për sistemin lider në botë të imazhit të rezonancës magnetike (MRI), duke e bërë Kinën vendin e parë aziatik që zotëron një teknologji të tillë thelbësore, bën të ditur "CGTN".

Hulumtimi u drejtua nga akademiku kinez Wang Qiuliang me Institutin e Inxhinierisë Elektrike nën Akademinë Kineze të Shkencave (CAS).

Në një deklaratë të CAS thuhet se krahasuar me sistemet e rregullta MRI 1.5T dhe 3.0T, të përdorura përgjithësisht në spitale, MRI 9.4T mund të prodhojë imazhe me një raport më të lartë sinjali ndaj zhurmës dhe rezolucionit me formim më të shpejtë të imazhit.

Teknologjia e fundit njihet si një mjet më i fuqishëm për të eksploruar bioinformatikën komplekse njerëzore dhe për të treguar një potencial të madh aplikimi për kërkimin shkencor të trurit. Sipas CAS, kjo teknologji gjithashtu mund të përdoret për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kryesore neurodegjenerative, si Parkinson, Alzhaimer dhe tumoret malinje. (Irma)