Foto:VCG

Foto:VCG

Shkencëtarët kinezë kanë gjetur një gjen të ri që mund të rrisë rendimentin e grurit duke përmirësuar tolerancën ndaj thatësirës dhe efikasitetin e përdorimit të azotit, bëri të ditur Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore (CAAS), citon “Xinhua”.

Thatësira dhe mungesa e azotit janë faktorët kryesorë kufizues që ndikojnë në rendimentin global të grurit, tha Ma Youzhi, zyrtar i CAAS. Sipas tij, rritja gjenetike e tolerancës ndaj thatësirës dhe efikasitetit të përdorimit të lëndëve ushqyese mundëson prodhim të qëndrueshëm të grurit në zonat e ekspozuara ndaj mungesës së ujit dhe tokës jopjellore, për shkak të ngrohjes globale dhe rënies së burimeve natyrore.

Studiuesit nga CAAS klonuan GmTDN1, një gjen që kodon një faktor transkriptimi të ngjashëm me DREB, nga një varietet soje rezistente ndaj stresit dhe e futën atë në dy varietete moderne të grurit dimëror. Varietetet e grurit treguan përmirësime të konsiderueshme ndaj thatësirës dhe tolerancës së ulët të azotit.

Gjetja mund të kontribuojë në sigurinë globale të ushqimit duke përmirësuar tolerancën ndaj thatësirës dhe efikasitetin e përdorimit të azotit të kulturave të drithërave, sipas studimit të botuar së fundi në revistën “Plant Biotechnology Journal”. (Irma)