Foto: VCG

Foto: VCG

Ekonomia e Kinës pritet të rimëkëmbet gradualisht pasi vendi arriti rezultate të mëdha anti-epidemike dhe politikat pro rritjes kanë dhënë efekt, deklaroi Fu Linghui, zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Statistikave, njofton “Xinhua”.

Ekonomia e vendit mori një goditje nga rigjallërimi i brendshëm i rasteve të COVID-19 në prill, por ndikimet janë jetëshkurtra dhe të jashtme, tha Fu.

"Bazat themelore të ekonomisë kineze mbeten të pandryshuara. Tendencat e përgjithshme të transformimit dhe përmirësimit ekonomik dhe zhvillimit me cilësi të lartë mbeten të pandryshuara", -tha ai, duke shtuar se ka shumë kushte të favorshme për stabilizimin e ekonomisë dhe arritjen e synimeve të pritshme zhvillimore.

Ai theksoi se duke parë nga e ardhmja, Kina do të forcojë rregullimin e politikave makro për të siguruar që ekonomia të ecë brenda diapazonit të duhur.