foto nga VCG

foto nga VCG

Katër vjet më parë, më 15 maj 2018, u mbajt mbledhja e parë e Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme të Kinës, që u kryesua nga Xi Jinping-u, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës. Kjo mbledhje shënoi themelimin zyrtar të Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme të përcaktuar nga një raund i ri reformash institucionale, duke bërë një strukturim të nivelit të lartë të diplomacisë kineze në epokën e re.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në mbledhjen e parë të Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme në vitin 2018, Xi Jinping-u dha udhëzime për diplomacinë në epokën e re. “Ne duhet të thellojmë shtrirjen diplomatike, të zbatojmë planet e veprimtarive të rëndësishme diplomatike, të rrisim ndërgjegjësimin për rreziqet dhe të mbrojmë me vendosmëri sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës,” theksoi ai.

Duke i hedhur një vështrim zhvillimit të diplomacisë kineze në vitet e fundit, Wang Yiwei, profesor në Departamentin e Diplomacisë në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Renmin të Kinës, tha se përballë ndryshimeve të kohës dhe epidemisë së shekullit, bota ka hyrë në një periudhë të re turbullirash dhe transformimi. Kina ka promovuar me këmbëngulje globalizimin ekonomik në një drejtim më të hapur, përfshirës, të ekuilibruar dhe me përfitime të përbashkëta. Siç theksoi presidenti Xi Jinping, të gjitha vendet e botës duhet t'i përmbahen multilateralizmit të vërtetë, të këmbëngulin në prishjen e mureve e jo në ndërtimin e tyre, në hapje e jo në izolim, në integrim e jo shkëputje, duke promovuar ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore.

foto nga VCG

foto nga VCG

Që në vitin 2013, Xi Jinping-u paraqiti nismën e bashkëpunimit rajonal dhe global "Një brez, një Rrugë”. Në Komisionin Qendror të Punëve të Jashtme të Kinës ai tha se duhet të promovohet ndërtimi i "Një brez, një rrugë” në mënyrë të thellë, të qëndrueshme dhe afatgjatë. Gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi lidhur me "Një brez, një rrugë " ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme, duke i dhënë një shtysë të fortë rimëkëmbjes së ekonomisë botërore. Profesor Wang Yiwei tha se gjithnjë e më shumë vende pjesëmarrëse në "Një brez, një rrugë” kanë parë frytet që ka sjellë kjo nismë.

"Aktualisht, Kina ka nënshkruar më shumë se 200 memorandume bashkëpunimi me 49 vende dhe 32 organizata ndërkombëtare, duke formuar një marrëveshje të re të globalizimit ekonomik dhe duke promovuar qeverisjen globale për të qenë më e barabartë, më racionale, më e qëndrueshme dhe më e drejtë. " tha Wang-u.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në shtator të vitit të kaluar, Xi Jinping-u propozoi në Asamblenë e Përgjithshme të 76-të të Kombeve të Bashkuara Nismën e Zhvillimit Global, duke bërë thirrje për vëmendje ndaj nevojave të zhvillimit të vendeve në zhvillim dhe promovimin e zhvillimit të përbashkët global. Më pas, për ta nxjerrë botën nga paqëndrueshmëria në fushën e sigurisë, presidenti kinez paraqiti Nismën e Sigurisë Globale në mbledhjen vjetore të Forumit të Boaos për Azinë 2022. Profesor Wang Yiwei tha se këto dy nisma janë përvoja e qeverisjes që Kina ndan me botën dhe demonstrojnë mençurinë kineze:

"Kina ka propozuar Nismën e Zhvillimit Global që fokusohet në Objektivat e Zhvillimit të Vazhdueshëm të Kombeve të Bashkuara. Shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare të mos harrojë synimin e vet origjinal dhe të fokusohet te zhvillimi, çelësi kryesor për zgjidhjen e të gjitha problemeve njerëzore. Megjithatë, tani zhvillimi dhe siguria janë të pandashme, jo vetëm siguria tradicionale, por edhe zhvillimi. Ekziston një siguri jotradicionale, kështu që presidenti Xi propozoi më tej edhe Nismën e Sigurisë Globale në Forumin e Boao-s për Azinë të këtij viti. Domethënë, siguria dhe zhvillimi ecin paralelisht. Këto dy nisma përbëjnë gjithashtu një platformë të madhe bashkëpunimi për ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit, duke u përplotësuar me nismën 'Një brez, një rrugë'."

Sipas lajmeve të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme Kineze, këtë muaj në Kamboxhia, Kina dhe vendet e ASEAN-it do të zhvillojnë konsultime mbi Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore, i cili do të ofrojë një garanci më të fortë rregullash për një qëndrueshmëri afatgjatë në Detin e Kinës Jugore. Profesor Wang Yiwei vuri në dukje se promovimi i konsultimeve mbi Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore është një manifestim i rëndësishëm i mbrojtjes së vendosur nga Kina të sovranitetit kombëtar, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të saj:

"Ne mbrojmë me vendosmëri interesat tona strategjike të sigurisë në Detin e Kinës Jugore. Nëpërmjet konsultimeve, ne do të përdorim formën ligjore për të çuar përpara negociatat e Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore midis Kinës dhe vendeve të ASEAN, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe duke nxitur zhvillimin e përbashkët në veprime konkrete”.