Foto nga VCG

Kina përbënte më shumë se 18% të ekonomisë globale në 2021, nga 11.4% në 2012, deklaroi Han Wenxiu, një zyrtar i lartë i Komitetit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike.

Ai specifikoi se gjatë dekadës së fundit kombi aziatik konsolidoi dhe përmirësoi statusin e tij si ekonomia e dytë më e madhe në botë, citon “Xinhua”.

Han tha se prodhimi i brendshëm bruto i vendit tejkaloi 114 trilionë juanë (rreth 16.94 trilion dollarë) në vitin 2021 dhe PBB për frymë arriti në 12.500 dollarë, duke iu afruar pragut të ekonomive me të ardhura të larta.

Ai theksoi se kontributi i rritjes ekonomike kineze në ekonominë ndërkombëtare ka qëndruar në rreth 30% vitet e fundit, duke e bërë atë motorin më të madh të rritjes së ekonomisë globale. (Irma)