Foto nga VCG

Transporti i mallrave në Kinë ka përjetuar një rimëkëmbje të qëndrueshme falë futjes së masave të shumta që synojnë sigurimin e logjistikës dhe furnizimit të qetë, deklaroi Li Guoping, zyrtar i Ministrisë së Transporteve, citon “Xinhua”.

Li tha se numri i mjeteve të rënda që qarkulluan në rrugët kombëtare arriti në 7.21 milionë, një rritje prej 25.65% krahasuar me 10 prillin. Ai theksoi se falë përpjekjeve të përbashkëta të departamenteve të ndryshme, fluksi i paqëndrueshëm i logjistikës, i shkaktuar nga vala e re e Covid-19, fillimisht u zbut dhe treguesit kryesorë të logjistikës vazhduan të përmirësoheshin. Gjithashtu, nga e marta, 10 maj, vëllimi i mallrave të transportuar përmes hekurudhave dhe rrugëve të vendit është rritur përkatësisht me 5.71% dhe 6.16% krahasuar me 18 prillin.

Fluksi i mallrave në portet kryesore kineze gjithashtu u rrit me 1.12%, ndërsa qarkullimi i shërbimeve postare dhe ekspres u rrit me rreth 20%.

Li tha se ministria do të punojë me departamentet përkatëse për të siguruar transport dhe logjistikë të qetë dhe të rregullt dhe për të ofruar mbështetje të fuqishme për të stabilizuar zinxhirët industrialë dhe të furnizimit. (Irma)