foto/VCG

foto/VCG

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi shkëmbeu mesazhe urimi të premten me ministrin e Jashtëm të Kroacisë Gordan Grliç Radman për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.

Wang Yi u shpreh se, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike kino-kroate 30 vjet më parë, lidhjet dypalëshe kanë ruajtur një vrull të qëndrueshëm e pozitiv zhvillimi dhe bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme ka arritur rezultate të frytshme, duke sjellë përfitime për të dy popujt. “Jam i gatshëm të punoj me ministrin e Jashtëm Radman për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga krerët e të dy vendeve, për të thelluar vazhdimisht bashkëpunimin ndërmjet ministrive të jashtme të dy vendeve dhe për të ndihmuar që marrëdhëniet dypalëshe të vazhdojnë të ngrihen në një nivel të ri,” u shpreh kryediplomati kinez.

Radman tha nga ana e tij se, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 30 vjet më parë, lidhjet ndërmjet Kroacisë e Kinës janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme në bazë të respektit të ndërsjellë për sovranitetin e integritetin territorial dhe miqësia ndërmjet dy vendeve është thelluar. Marrëdhëniet Kroaci-Kinë janë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve të Kinës me BE-në dhe me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL). Kroacia do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit BE-Kinë dhe shpreson se edhe bashkëpunimi Kinë-EQL do të jetë më frytdhënës. (Fang Xiaoyu/Artan)