Foto nga VCG

Afërsisht shtatë orë është kohëzgjatja optimale e gjumit për personat në moshë të mesme dhe për të moshuarit, bëhet e ditur në një studim të botuar në revistën “Nature Aging”, përcjell “Xinhua”.

Një ekip kërkimor kinez nga Universiteti Fudan studioi rreth 500.000 pjesëmarrës nga Biobank të Mbretërisë së Bashkuar, të moshës 38 deri në 73 vjeç. Ata identifikuan një lidhje jolineare midis kohëzgjatjes së gjumit dhe aftësisë njohëse, si dhe shëndetit mendor. Analiza e mëtejshme tregoi se kohëzgjatja e pamjaftueshme dhe e tepërt e gjumit ishte e lidhur fort me një rënie në aftësitë njohëse, ndërsa kohëzgjatja e qëndrueshme e gjumit çoi në aftësi më të mira njohëse dhe shëndet mendor të mirë.

Feng Jianfeng, pjesë e ekipit, tha se studimi sugjeron që kohëzgjatja e rregullt e gjumit prej shtatë orësh mund të përmirësojë shëndetin fizik dhe mendor të personave në moshë të mesme dhe dhe të të moshuarve. (Irma)