VCG

VCG

Kina publikoi të martën planin e parë pesëvjeçar të bioekonomisë së vendit, duke synuar zhvillimin e një ekonomie prej 22 trilionë juanësh (3.28 trilionë dollarë) deri në fund të vitit 2025. Fokus do të vendoset në kujdesin shëndetësor për parandalimin e epidemisë dhe rritjen me karbon të ulët.

Bioekonomia, sipas planit të publikuar nga organi më i lartë i planifikimit ekonomik i Kinës, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, përfshin një gamë të gjerë burimesh të zhvilluara me anë të bioteknologjisë, si produktet e mbajtshme inteligjente për diagnostikim në largësi, dhe mbulon sektorë të tillë si bujqësia, mjekësia dhe energjetika.

Zyrtari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës Wang Xiang tha në një konferencë shtypi se kujdesi shëndetësor, biobujqësia, biokarburantet dhe bioinformacioni pritet të jenë katër sektorët shtyllë të bioekonomisë.

Në plan renditen objektivat e zhvillimit për sektorët e bioekonomisë të Kinës që duhet të arrihen brenda vitit 2025, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i bioekonomisë do të rritet në një lartësi të re. Përqindja e vlerës së shtuar të bioekonomisë në PBB dhe numri i ndërmarrjeve bioekonomike me të ardhura vjetore mbi 10 miliardë juanë kanë pasur që të dyja rritje të qëndrueshme.

Komisioni vuri në dukje gjithashtu se Kina duhet të nxitë integrimin e teknologjive të përparuara, duke përfshirë testet gjenetike dhe prejardhjen biologjike, në parandalimin e sëmundjeve. Planifikohet të kryhen teste kontrolli në fazat e hershme për sëmundje kryesore, si sëmundjet gjenetike dhe tumoret, si dhe të përshpejtohet përmirësimi i studimit dhe i teknologjive të prodhimit të vaksinave, si edhe të krijohen vaksina polivalente e terapeutike për të rritur aftësinë e Kinës në trajtimin e sëmundjeve të rënda infektive.