Kina mund të përballet me 1.55 milionë vdekje nga Covid 19 nëse braktis politikën aktuale dinamike zero-Covid, sipas një studimi të ri të botuar të martën në “Nature Medicine”.

VCG

VCG

Në studim, shkencëtarët nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara modeluan strategji të ndryshme që Kina mund të përdorë për t'u larguar nga qasja e saj dinamike zero-Covid dhe për të mësuar të jetojë me virusin dhe zbuluan se niveli aktual i imunitetit të Kinës do të ishte i pamjaftueshëm për të parandaluar një valë Omikroni, bën të ditur “Xinhua”.

Nëse Kina heq dorë nga strategjia e saj aktuale anti-Covid, parashikuan studiuesit, kërkesa maksimale për njësinë e kujdesit intensiv do të ishte 15.6 herë më e madhe se kapaciteti ekzistues, duke shkaktuar më shumë se 1.5 milionë vdekje.

Studimi gjithashtu vuri në dukje se mbrojtja e individëve vulnerabël duke siguruar akses ndaj vaksinave dhe terapive antivirale, dhe ruajtja e zbatimit të ndërhyrjeve jofarmaceutike mund të jetë e mjaftueshme për të parandaluar dërrmimin e sistemit të kujdesit shëndetësor, duke sugjeruar që këta faktorë duhet të jenë pika të rëndësishme në politikat e ardhshme zbutëse.

Kina ka zbatuar një qasje strikte dinamike zero-Covid në luftën e saj kundër virusit, e cila ka rezultuar efektive gjatë më shumë se dy viteve të fundit që nga fillimi i pandemisë.

VCG

VCG

Ekspertët kanë argumentuar se qasja dinamike e Kinës me zero-Covid aktualisht është zgjidhja më e mirë për vendin më të populluar në botë.

“Nëse nuk jemi të vendosur për politikën dinamike zero-Covid, Kina mund të humbasë kohën më të mirë për të frenuar rishfaqjen e rasteve, gjë që mund të çojë në kosto më të larta dhe pasoja të padurueshme”, -tha së fundmi epidemiologu kryesor i Kinës Liang Wannian.