Foto: VCG

Foto: VCG

Renditja gjenetike nuk ka treguar variante më të forta të koronavirusit të ri në Shangai në valën e fundit të pandemisë, tha një zyrtar bashkiak i shëndetësisë në një konferencë shtypi të dielën.

"Më 7 maj 2022, në Shangai u raportuan 215 raste të reja të konfirmuara të COVID-19 dhe 3 760 asimptomatike. Nga 215 raste të konfirmuara në nivel vendor, 80 u raportuan në zona që gjenden nën menaxhim të mbyllur dhe 135 u rikategorizuan nga asimptomatike në të konfirmuara. Ndër 3 760 rastet e brendshme asimptomatike, 3 749 u gjetën në zona në menaxhim të mbyllur dhe 11 në grupet përkatëse të rrezikut," tha për mediat Zhao Dandan, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë të Bashkisë së Shangait.

"Gjithsej 941 pacientë të konfirmuar në nivel vendor në qytet kanë dalë nga spitali dhe 9839 persona asimptomatikë janë nxjerrë nga vëzhgimi mjekësor dje pas shërimit. Ata do të kthehen në zonat e tyre të banimit për mbikëqyrje shëndetësore. Përveç kësaj, që nga ora 9 e mëngjesit të datës 8 maj, gjithsej 779 404 kontakte të ngushta janë zbuluar në Shangai, të cilët janë vendosur të tërë në karantinë”, bëri të ditur zyrtari.

Sipas tij, renditja e virusit tregon se varianti kryesore në Shangai vazhdon të jetë “Omicron”.

"Shangai ka kryer vazhdimisht renditjen gjenetike të mostrave të reja të koronavirusit dhe rezultatet tregojnë se llojet gjenetike të virusit të të infektuarve të raportuar së fundmi në Shangai janë kryesisht nënvariantet BA.2 dhe BA.2.2 të ‘Omicron’-it dhe asnjë variant i ri me infektueshmëri më të madhe nuk është vërejtur deri më tani,” njoftoi zv.drejtori.