Foto: VCG

Foto: VCG

Mbi 60 për qind e banorëve në Shangai mund të dalin nga lagjet e tyre, ndërsa janë shtuar përpjekjet e dezinfektimit për t'u mbrojtur kundër COVID-19, bënë të ditur autoritetet vendore të hënën.

Shangai po lufton kundër shpërthimit më të rëndë të COVID-19 në këtë qytet në dy vjet, por numri në rënie i rasteve, falë masave të rrepta të zbatuara nga bashkia, u ka krijuar lehtësi bizneseve dhe shumë banorëve të karantinuar për më shumë se një muaj.

Rastet pozitive ditore ranë nga mbi 15 000 në disa mijëra në një javë, kurse të dielën u raportuan 727 raste simptomatike dhe 6 606 raste asimptomatike.

Autoritetet vendore përcaktuan 55 384 njësi banimi si "zona parandalimi", ku banoret lejohen të dalin nga lagjet e tyre sipas rregullave të përcaktuara. Në këto zona jetojnë mbi 15 milionë veta.

36 547 zonat e mbetura ose kërkojnë që banorët të qëndrojnë në shtëpi, ose mund të lëvizin brenda lagjeve të tyre.

Bashkia e Shangait ka caktuar një grup të madh pune për të dezinfektuar qytetin, por kohët e fundit janë shfaqur probleme, si dezinfektimi jo i plotë i pakove postare. Zyrtarët vendorë thanë se kanë vendosur standarde profesionale për grupin e punës për ta trajtuar këtë çështje.