Foto: VCG

Foto: VCG

Rreziku i transmetimit të COVID-19 në lagjet e banimit në Shangai është frenuar në mënyrë efektive, tha Gu Honghui, kreu i ekipit të reagimit ndaj COVID-19 të Shangait në një konferencë për shtypin të dielën.

Infeksionet e përditshme vendore në këtë qytet arritën kulmin më 13 prill me 27 605 raste e kanë rënë që atëherë, bëri të ditur Gu.

Sipas tij, tani në Shangai janë frenuar rreziqet e transmetimit të COVID-19 në nivel lagjeje, dhe gjashtë nga 16 distriktet e qytetit kanë arritur statusin “zero-COVID”.

Statusi “zero-COVID” arrihet kur një distrikt nuk ka për tre ditë rresht rritje të reja ditore të infeksioneve të COVID-19, shpjegoi Gu, duke shtuar se transporti publik do të lejohet gradualisht të rifillojë në pesë nga gjashtë distriktet joqendrore.

Pavarësisht se situata e shpërthimit të COVID-19 në Shangai tregon zbutje në ditët e fundit, qyteti do të nisë një raund të ri të testimit masiv të acidit nukleik dhe antigjenit nga e diela deri më 7 maj, tha në konferencën e shtypit Wu Jinglei, kryetar i komisionit të shëndetësisë të Bashkisë së Shangait .

Në metropolin gjigant kinez u raportuan 788 raste të reja të konfirmuara me transmetim të brendshëm dhe 7 084 bartës asimptomatikë vendorë të shtunën, njoftoi komisioni i shëndetësisë i Bashkisë së Shangait të dielën.

Gjithashtu të shtunën u regjistruan edhe 38 të vdekur nga COVID-19, me moshë mesatare 80.9 vjeç, të gjithë me probleme serioze shëndetësore.

Gjithsej 3 055 pacientë dolën nga spitali pas shërimit të shtunën, njoftoi komisioni i shëndetësisë i Bashkisë së Shangait.