Foto:VCG

Foto:VCG

Agjencia e lajmeve “Xinhua” njoftoi të shtunën që Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) zhvilloi të premten pasdite studimin e 38-të në grup për rregullimin dhe drejtimin e kapitaleve në Kinë.

Studimi në grup u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i KQ-së të PKK-së Xi Jinping, i cili theksoi që kapitali është një faktor i rëndësishëm prodhimi për ekonominë socialiste të tregut. Xi u shpreh më tej që, në kushtet e ekonomisë socialiste të tregut, rregullimi dhe drejtimi sipas ligjit i zhvillimit të kapitaleve është një çështje ekonomike dhe politike, si edhe një detyrë e rëndësishme praktike dhe teorike, që ka lidhje të ngushtë me zbatimin e sistemit bazë ekonomik të socializmit, politikën bazë shtetërore të reformës e hapjes, pasurimin e përbashkët e zhvillimin cilësor dhe me sigurinë kombëtare e stabilitetin shoqëror.

Për këtë arsye, sipas Xi, duhet medoemos të thellohet njohja e kapitaleve të ndryshme të Kinës dhe roli i tyre në epokën e re, duhet të rregullohet dhe drejtohet zhvillimi i shëndetshëm i kapitaleve dhe të shfrytëzohet roli pozitiv i tyre si faktor i rëndësishëm i prodhimit.

Sekretari i përgjithshëm i KQ-së të PKK-së vuri në dukje më tej që rregullimi dhe drejtimi i kapitaleve është një punë e rëndësishme ekonomike për PKK-në. Komitetet e Partisë të niveleve të ndryshme duhet të unifikojnë mendimet dhe veprimet e tyre, të mbajnë përgjegjësitë e duhura, të shtojnë aftësitë në menaxhimin e kapitaleve, të forcojnë promovimin e politikave e drejtimin e pritshmërive dhe të parandalojnë në mënyrë të vendosur rreziqet e mundshme sistemore.