Foto:VCG

Foto:VCG

Pekini është qyteti i parë kinez që i dha dritën jeshile aktivitetit komercial pilot të automjeteve të pasagjerëve me drejtim autonom, pa shofer.

Me mbikëqyrësit e sigurisë në sediljen e pasagjerit të përparmë, grupi i parë prej 14 makinash pa shofer mori miratimin për të dalë në rrugë për këtë projekt, bën të ditur “Xinhua”.

Kompanitë, duke përfshirë gjigantin kombëtar të internetit “Baidu” dhe startup-in e automjeteve autonome “Pony.ai”, kanë marrë leje për të testuar automjetet e tyre pa pilot në zonën e demonstrimit të Pekinit, me synimin për të stimuluar zhvillimin e automjeteve inteligjente.

Më parë, mbikëqyrësit e sigurisë duhej të qëndronin në sediljet e shoferit kur automjetet i nënshtroheshin testeve rrugore me pasagjerë në bord.

Qyteti do të mirëpresë propozime të tjera në lidhje me inovacionet teknologjike dhe modelet e biznesit nga kompanitë, tha Kong Lei, drejtor i zyrës së Zonës së Demonstrimit të Drejtimit Autonom të Nivelit të Lartë të Pekinit. (Irma)