Foto:VCG

Foto:VCG

Rajoni Autonom i Tibetit në Kinën jugperëndimore mblodhi më shumë se 500 milionë juanë (rreth 76.2 milionë dollarë) në projektet e infrastrukturës turistike për të promovuar industrinë e turizmit të rajonit në vitin 2021, bëri të ditur departamenti rajonal i zhvillimit të turizmit, citon “Xinhua”.

Paratë e mbledhura u përdorën për të ndërtuar 39 projekte të infrastrukturës turistike, si dhe objekte të shërbimeve publike në të gjithë rajonin, si dhe projekte të rëndësishme të ruajtjes së kulturës dhe plane turistike në zonat rurale dhe kufitare, tha Wang Songping, drejtor i departamentit.

Vitin e kaluar është bërë progres në drejtim të tërheqjes së investimeve për turizmin në rajon, me 126 projekte të nënshkruara dhe një investim prej 3.6 miliardë juanë.

Zona mirëpriti mbi 41.5 milionë vizitorë në vitin 2021, 18.5% më shumë nga shifrat e vitit 2020. Të ardhurat nga turizmi gjatë kësaj periudhe ishin 44.2 miliardë juanë, duke shënuar një rritje prej 20.6%. Turizmi rural tërhoqi më shumë se 12.7 milionë turistë vitin e kaluar, duke krijuar mbi 64.500 vende pune. (Irma)