Foto:VCG

Foto:VCG

Këshilltari i shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i dërgoi të premten një mesazh urimi Zheenbek Kulubaevit për zgjedhjen e tij si ministër i Jashtëm i Kirgizistanit.

Wang Yi u shpreh që Kina dhe Kirgizistani janë vende fqinje me miqësi dhe me partneritet të gjithanshëm strategjik. Gjatë 30 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dy vendet kanë pasur zhvillim të shëndetshëm të lidhjeve dypalëshe dhe shkëmbime gjithnjë e më të ngushta të nivelit të lartë. Besimi politik dypalësh është thelluar pandërprerë dhe bashkëpunimi i dy vendeve për nismën “Një brez, një rrugë” ka qenë i frytshëm. Të dy palët e kanë përkrahur gjithashtu njëra-tjetrën në çështjet ndërkombëtare, duke krijuar shembullin pozitiv të bashkëpunimit miqësor mes vendeve.

Wang shtoi që Kina është e gatshme që bashkë me Kirgizistan in të shtojë më tej bashkëpunimin mes dy ministrave të Jashtëm, të zbatojë mirë mendimet unanime mes dy liderëve shtetërorë dhe të nxitë zhvillimin e pandërprerë të partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh. (Jiang Lei)