Të premten në orën 12:11, Kina lëshoi me sukses dy satelitë të rinj nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore.

Dy satelitët, “Siwei-01” dhe “Siwei-02”, u çuan në orbitë me raketën bartëse “Marshimi i Madh-2C”.

Ata do të ofrojnë shërbime komerciale të dhënash gjurmimi në largësi për sektorë si rilevimi dhe hartografia, mbrojtja e mjedisit, si dhe siguria urbane dhe zhvillimi digjital rural.

Ky ishte misioni i 417-të i raketave bartëse “Marshimi i Madh”.(Jiang Lei)