Foto:VCG

Foto:VCG

Tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Bashkimit Evropian u rrit ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

Ai theksoi se tregtia dypalëshe u rrit me 12.2% nga viti i kaluar, duke arritur në 205.87 miliardë dollarë.

Në tremujorin e parë, tregtia dypalëshe e produkteve mekanike dhe elektrike, mallrave industriale të lehta dhe produkteve të teknologjisë së lartë u rrit përkatësisht me 10%, 19% dhe 31%.

Gao theksoi se Kina është e gatshme të punojë me BE-në për të ruajtur stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit dhe për të nxitur motorë të rinj të rritjes në parandalimin e epidemisë, në sektorin digjital, në shkencë dhe teknologji, për të rritur e zhvilluar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. (Irma)