foto/VCG

foto/VCG

Sipas njoftimit të së enjtes të CNN-it, një raport i publikuar nga Shoqata Amerikane e Mushkërive tregon se numri i ditëve me cilësi ajri “shumë të pashëndetshme” dhe “të rrezikshme” në ShBA midis viteve 2018 dhe 2020, arriti një nivel të paprecedent. Më shumë se 137 milionë amerikanë jetonin në zona me cilësi të keqe ajri.

Raporti shqyrton ndotjen e ajrit në ShBA, duke përfshirë ndotjen e ozonit dhe ndotjen prej grimcave. Numri ditor i njerëzve të prekur nga ndotja vdekjeprurëse prej grimcave është rritur me afro 9 milionë krahasuar me raportin e vitit të kaluar. Këto grimca mund të vijnë nga fabrikat që punojnë me lëndë djegëse fosile, automjetet etj. Vitet e fundit, zjarret e shumta në male e kanë përkeqësuar ndotjen e ajrit.

Në raport vihet në dukje se njerëzit me ngjyrë janë të prekur më rëndë prej ndotjes. Ata kanë 61% mundësi më shumë se të bardhët të jetojnë në një zonë me të paktën një ndotës dhe 3.6 herë më shumë se njerëzit e bardhët të jetojnë në një zonë me tre ndotës që e kalojnë standardin. (Fang Xiaoyu/Artan)