foto/VCG

foto/VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka inkurajuar të gjithë shoqërinë kineze të lexojë më shumë për të nxitur një mjedis të mirë leximi.

Në një letër urimi dërguar me rastin e Konferencës së Parë Kombëtare të Leximit që u hap të shtunën, Xi tha se leximi është një platformë e rëndësishme për të fituar njohuri e mençuri dhe për të rritur standardet morale. Sipas tij, leximi është inkurajuar nga kombi kinez që nga kohërat e lashta dhe ka ndihmuar në formimin e vetëbesimit dhe forcimin e karakterit të popullit kinez.

Xi shprehu gjithashtu shpresën e tij se anëtarët dhe kuadrot e Partisë Komuniste të Kinës do të marrin drejtimin në lexim dhe nxiti fëmijët të zhvillojnë shprehitë e leximit. (Fang Xiaoyu/Artan)