foto/VCG
Gjykata e Qarkut të Londrës në Britani miratoi zyrtarisht ekstradimin e themeluesit të uebsajtit “WikiLeaks” Julian Paul Assange në ShBA, duke ngritur pyetje dhe duke shkaktuar protesta të shumta. Po atë ditë disa nga mbështetësit e Assange-it mbajtën një tubim jashtë gjykatës, duke e kritikuar këtë vendim si “qesharak”. Avokati i Assange-it u shpreh se ai ka mundësi të përballet me 175 vjet burg në ShBA. Kryeredaktori i uebsajtit “WikiLeaks” Kristinn Hrafnsson vuri në dukje se vendimet e Britanisë dhe ShBA-së “ishin barasvlerëse me dënimin me vdekje të Assange-it”.
Çfarë bëri saktësisht Assange? Në vitin 2010, uebsajti “WikiLeaks” që themeloi ai, publikoi një numër të madh dokumentesh sekrete të qeverisë amerikane në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak, duke përfshirë bombardimin e civilëve dhe kryerjen e torturave. Ai ka zbuluar edhe një sërë skandalesh të qeverisë amerikane, duke u bërë një problem i madh për Uashingtonin, dhe duke u akuzuar për 18 krime. Në qershor të 2012-s, Assange kërkoi azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Në prill të vitit 2019, ai iu dorëzua palës britanike nga ambasada e Ekuadorit. Më pas pala amerikane paraqiti një kërkesë për ekstradimin e tij. Anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Tulsi Gabbard tha se dokumentet e publikuara nga “WiliLeaks” i treguan popullit amerikan se çfarë duhet të dijë dhe se çfarë nuk duhet të bëjë ushtria amerikane në Lindjen e Mesme.
foto/VCG
Për shkak se Assange ekspozoi krimet e luftës të ShBA-së dhe aleatëve të NATO-s, ai u bë armik i qeverisë amerikane. Duket se në ShBA, vetëm gazetat si “New York Times”, “Washington Post”, “Wall Street Journal” dhe medie të tjera që bashkëpunojnë me qeverinë amerikane dhe veprojnë me standarde të dyfishta, kanë të drejtën e fjalës. Kurse njerëz si Assange dhe Snowden-i nuk kanë liri për të folur. Kur mediat perëndimore përdorin fotografi sintetike për të përbaltur në mënyrë arbitrare vendet e tjera mbi “të drejtat e njeriut”, kur ato nënkuptojnë, shtrembërojnë dhe mashtrojnë me titujt e lajmeve, kjo është “liria” në ShBA.
Prandaj, logjika e politikanëve amerikanë është shumë e qartë: “liria” e tyre nuk mund të lejojë të tjerët, qytetërimet dhe sistemet e tjera, të thonë të vërtetën, si edhe të drejtat dhe liritë e zhvillimit normal të vendeve të tjera.
Në janar, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador u shpreh se ai i ka shkruar një letër ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar që ta falë Assange-in përpara përfundimit të mandatit. “E dërgova atë letër, por nuk mora përgjigje”, tha Lopez. Sipas “standardit të dyfishtë amerikan” me famë botërore, kjo është një letër e destinuar për të mos marrë përgjigje. (Fang Xiaoyu/Artan)