Foto:VCG

Foto:VCG

Në përgjigje të komentit që "Evropa po bëhet humbësja më e madhe prej krizës ruso-ukrainase", zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha në një konferencë të rregullt shtypi të premten se gjatë afro dy muajve të konfliktit ruso-ukrainas, mund të shikojmë qartë se kush ka përfituar.

Komisionari për Çështjet Ekonomike të Komisionit Evropian Paolo Gentiloni tha të enjten se, pas shpërthimit të konfliktit ruso-ukrainas, rritja e çmimeve të mallrave e shtyu inflacionin në nivele të larta, ndërprerja e lidhjeve tregtare intensifikoi presionin mbi zinxhirët e furnizimit dhe besimi i konsumatorëve ra ndjeshëm. Sipas tij, ekonomia evropiane ka pësuar ndikime të rënda dhe në shkallë të gjerëa. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian vuri në dukje se, pas shpërthimit të konfliktit ruso-ukrainas, Evropa ka mbajtur pasojat e drejtpërdrejta të konfliktit dhe të krizave të njëpasnjëshme, si të refugjatëve, energjetike dhe ekonomike. Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Programi i Refugjatëve i OKB-së, tani mbi 5 milionë ukrainas kanë shkuar në vendet fqinje evropiane duke shkaktuar krizën e refugjatëve. Nën ndikimet e sanksioneve ndaj Rusisë, shumë tregues ekonomik u përkeqësuan.

Zhao vuri në dukje se, si nismëtarja dhe promovuesja më e madhe e problemit të Ukrainës, lidhur me ShBA-në ka një pamje të ndryshme. Uashingtoni thërret me zë të lartë për “humanitarizëm”, por vetëm 12 refugjatë ukrainas kanë shkuar në ShBA nëpërmjet programit amerikan të refugjatëve në mars. (Çang Çuo)