Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë nëpërmjet videos dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së Forumit të Boaos për Azinë, ku propozoi Nismën e Sigurisë Globale. Duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se ky është një nga produkt publik ndërkombëtar i paraqitur nga Kina dhe përbën një zbatim konkret të konceptit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Wang theksoi se tani bota nuk është e qetë, ka konflikte rajonale dhe problemi i sigurisë evropiane përsëri ka tërhequr vëmendjen e botës. Kërcënimet e unilateralizmit, hegjemonizmit dhe politikës së forcës janë në rritje dhe mungesa e paqes, sigurisë, besimit dhe aftësisë qeverisëse po vazhdon të shtohet. Shoqëria njerëzore përballet më shumë sfida e probleme të sigurisë. Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë, sepse shkon kundër drejtimit të historisë dhe kundër sigurisë e mirëqenies së njerëzimit. Në këto rrethana, duke u nisur nga e ardhmja dhe fati i gjithë njerëzimit, presidenti Xi Jinping paraqiti Nismën e Sigurisë Globale.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze shtoi se Nisma e Sigurisë Globalethekson se njerëzimi është një bashkësi e pandashme e sigurisë dhe qartëson konceptet thelbësore, parimet themelore, qëllimet afatgjata dhe idetë e realizueshme për ruajtjen dhe realizimin e sigurisë globale, duke ofruar një udhërrëfyes konceptual për nxitjen e reformës së sistemit të qeverisjes së sigurisë globale, zgjidhjen e dilemës së sigurisë njerëzore dhe nxitjen e ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

"Nisma e Sigurisë Globale zbaton multilateralizmin e vërtetë, është e hapur ndaj botës dhe mirëpret pjesëmarrjen e të gjitha vendeve. Kina nuk është vetëm propozuese e kësaj nisme madhore, por do të jetë edhe nxitëse aktive e zbatimit të saj. Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë shkëmbime të thella me të gjitha palët nëpërmjet OKB-së dhe platformave të tjera shumëpalëshe e dypalëshe, të frymëzojmë njëri-tjetrin, të mbledhim sinergji globale, të promovojmë zbatimin e nismës dhe të japim kontribut për promovimin e zgjidhjeve politike të çështjeve të ndryshme ndërkombëtare e rajonale dhe për ruajtjen e paqes dhe qetësisë botërore," vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin. (Çang Çuo)