Foto:VCG

Foto:VCG

Në Shenzhen të Kinës ka pasur një shpërthim të ri të epidemisë së COVID-19 muajin e kaluar, por që nga 21 marsi, qyteti i është rikthyer plotësisht punës e prodhimit në mënyrë të rregullt, dhe bizneset, portet, transporti publik dhe logjistika po mëkëmben.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shenzhen-i ka shpallur 30 masa për të ndihmuar bizneset të përballen me pandeminë. Për të ulur kostot e shërbimeve, pushteti vendor do të ofrojë subvencione që arrijnë deri në 10 për qind të vlerës së faturave të ujit, energjisë elektrike dhe gazit natyror të ndërmarrjeve dhe bizneseve individuale në prill dhe maj.

Ndërmarrjet do të marrin gjithashtu subvencione për materialet e parandalimit të epidemisë dhe shërbimet higjienike. Firmat e ofrimit të ushqimit, bizneset me shumicë e pakicë, firmat e transportit e logjistikës dhe industri të tjera do të përfitojnë gjithashtu. Ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe mikrondërmarrjet do të lejohen të shtyjnë pagesat e taksave të prodhimit për gjashtë muaj.

Megjithëse ekonomia e Shenzhen-it u ndikua disi nga epidemia, disa sektorë kanë pasur rezultate të mira, duke përfshirë industritë e ekonomisë së re, si automjetet me energji të reja dhe telefonat inteligjentë 5G.

Foto:VCG

Foto:VCG

Yantian i Shenzhen-it është porti i katërt i kontejnerëve me ngarkesën më të madhe të punës në botë. Porti përpunon afro një të tretën e të gjitha eksporteve dhe importeve në provincën Guangdong dhe zë një të katërtën e tregtisë së Kinës me ShBA-në. Pas shpërthimit të fundit të COVID-19 në mars, qyteti ka marrë masat e nevojshme për të përshpejtuar procesin e përpunimit të kontejnerëve, për të siguruar funksionimin pa probleme të zinxhirit të furnizimit global. Porti Yantian ka thjeshtuar gjithashtu procedurat e deklarimit e të miratimit për mbërritjen dhe nisjen e anijeve dhe ka instaluar pajisje inteligjente, të tilla si kamera sigurie, sistem automatik të njohjes së anijeve dhe dronë patrullimi.

Sipas të dhënave doganore, në tre muajt e parë të këtij viti, vëllimi i tregtisë nëpërmjet portit Yantian arriti 391 miliardë juanë (afër 61 miliardë 300 milionë dollarë amerikanë). (Çang Çuo)