Foto:mspoweruser.com

Foto:mspoweruser.com

Me një ekran të madh të palosshëm 8,03 inç në brendësi për përdorim në stilin tabletë, Vivo X Fold po krijon diçka të ngjashme me serinë Galaxy Z Fold të Samsung dhe konkurrentët e saj. Sikurse Samsung, ekrani i palosshëm i Vivo-s përdor një shtresë xhami ultra të hollë të prodhuar nga Schott, e cila duhet të ndihmojë në qëndrueshmëri.Telefoni në fjalë, raporton GSMArena, mund të paloset ose të mbahet i hapur në kënde ndërmjet 60 dhe 120 gradë. Vivo reklamon se ekrani i telefonit duhet t’i mbijetojë 300,000 palosjeve, që duket të jetë një rritje e madhe krahasuar me mbi 200,000 palosjet që Samsung pretendoi për gjeneratën e saj më të fundit të telefonave të palosshëm