Foto:VCG

Foto:VCG

Porti i Shangait po vijon funksinonimin e qëndrueshëm, me gjithë masat më të rrepta antiepidemike, për shkak të shpërthimit të fundit të COVID-19 në këtë qytet, u shprehën inxhinierët e portit këtë javë.

Operatori i Portit të Shangait, Grupi i Portit Ndërkombëtar të Shangait (SIPG), tha se procesi i ngarkim-shkarkimit në port po kryhet pa probleme.

"Menaxhimi i mbyllur" brenda zonës së Portit të Shangait mund të sigurojë funksionim të pandërprerë 24-orësh që nuk ndikohet nga epidemia, tha Huang Hua, kryeoperatori në distancë i Terminalit të Automatizimit të Fazës 5 "Yangshan" në Portin e Shangait.

Sistemi i menaxhimit kërkon që punonjësit të qëndrojnë në zona specifike për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Nëse kontejnerët nuk mund të arrijnë dhe të largohen nga porti në kohë, ata do të grumbullohen dhe do të ndërpresin funksionimin normal në port, shtoi ai.

Për të lejuar drejtuesit e kamionëve të udhëtojnë pa probleme në rajonin e Deltës së Lumit Jance, grupi SIPG ka lëshuar një "lejekalim" të vetëm për drejtuesit e kamionëve me kontejnerë, i cili njihet reciprokishit në këtë rajon. Leja tregon faturën elektronike të ngarkesës, kodin shëndetësor të Shangait të drejtuesit të automjetit dhe rezultatin negativ të testit të acidit nukleik brenda 48 orëve të fundit.