Foto: MPJ

Foto: MPJ

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të martën "Raportin e të drejtave të njeriut të vendeve për vitin 2021", ku sulmohen sistemi politik dhe situata e të drejtave të njeriut në Kinë. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian vuri në dukje në një konferencë të rregullt shtypi të mërkurën se përmbajtja e të ashtuquajturit "Raport i të drejtave të njeriut të vendeve" nga ShBA-ja dhe komentet e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken për Kinën janë plot gënjeshtra politike dhe paragjykime ideologjike. Pala kineze shpreh pakënaqësi të ashpër dhe kundërshtim të vendosur për këtë.

"Gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë populli kinez e ka shumë mirë të qartë në zemrën e vet dhe bashkësia ndërkombëtare e ka parë prej një kohe të gjatë se si është aftësia e administrimit të qeverisë kineze. Këto s'mund të përbalten nga një raport ose nga disa fjalë të palës amerikane. Qeveria amerikane gjithmonë hedh baltë ndaj Kinës e vendeve të tjera të botës me raportin e saj të të drejtave të njeriut dhe dëshiron të bëhet 'gjyqtare e të drejtave të njeriut', gjë që tregon standardin e dyfishtë të saj," tha Zhao.

Ai vuri në dukje më tej se lidhur me respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ShBA-ja ka shumë borxhe dhe ka bërë krime brenda dhe jashtë vendit.

Brenda vendit, ShBA-ja ka pajisjet dhe teknologjinë më të përparuar mjekësore në botë, por është vendi me numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve nga pneumonia e koronavirusit të ri. ShBA-ja ka zbatuar prej kohësh politika diskriminuese imigracioni, të cilat kanë kufizuar rëndë hapësirën e jetës së emigrantëve hispanikë, aziatikë dhe afrikanë. Në ShBA ka edhe shumë probleme të dhunës me armë, zbatimit të padrejtë të ligjit, abuzimeve në burgje dhe dukuri të tjera.

Jashtë vendit, luftërat e shkaktuara nga ShBA-ja kanë krijuar një numër shumë të madh refugjatësh e emigrantësh. Vetëm në Afganistan, Irak e Siri ka mbi 2 milionë refugjatë e emigrantë. Gjatë 20 vjetëve të "luftës kundër terrorizmit", kanë vdekur 900 mijë njerëz. Veprimet ushtarake amerikane në Afganistan kanë shkaktuar jo vetëm marrjen e jetës së mbi 100 mijë njerëzve, por edhe të 7 miliardë dollarëve para të nevojshme për të shpëtuar jetën e popullit afgan. Tragjeditë e të drejtave të njeriut të krijuara nga rrjeti sekret amerikan i burgjeve në mbarë botën kanë bërë bujë në mbarë botën. Në kushtet që ekonomia botërore po ndikohet nga epidemia, ShBA-ja ende, me justifikimin e të drejtave të njeriut e me anën e sanksioneve, kërcënon vendet e tjera. Këto shtojnë krizën e të drejtave të njeriut të vendeve përkatëse dhe rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike globale dhe stabilitetin e zinxhirit të furnizimit e të zinxhirit industrial global. (Çang Çuo)