Foto: VCG
Spitali më i madh i përkohshëm në Shangai të Kinës Lindore filloi trajtimin e rasteve të lehta dhe asimptomatike të COVID-19 të mërkurën në mëngjes, me të 50 000 shtretërit plotësisht në përdorim, tha në një konferencë shtypi të mërkurën inspektori i lartë i Komisionit të Shëndetësisë të Bashkisë së Shangait Wu Qianyu.
Spitali, që gjendet brenda Qendrës Kombëtare të Ekspozitave dhe Konferencave, e nisi funksionimin e kufizuar më 9 prill. Shangai ka pesë spitale të përkohshme për të sëmurët me COVID-19.
Shangai po përballet që prej marsit me valën e re më të madhe të COVID-19 në këtë qytet. Metropoli gjigant kinez raportoi të martën 1 189 raste të reja lokale të konfirmuara dhe 25 141 bartës asimptomatikë, nga përkatësisht 994 dhe 22 348 të hënën.