Të hënën pasdite presidenti kinez Xi Jinping shkoi në qytetin Wuzhi të provincës Hainan, për të inspektuar Parkun Kombëtar të Pyllit Tropikal të Hainan-it në rajonin e Wuzhi-së dhe fshatin Maona të komunës Shuiman, duke u njohur me masat e provincës Hainan për mbrojtjen e mjedisit natyror e të shumëllojshmërisë biologjike, konsolidimin dhe zgjerimin e arritjeve në zbutjen e varfërisë dhe rigjallërimin rural.

Parku Kombëtar i Pyllit Tropikal i Hainan-it është një ndër pesë parqet kombëtare të formuara më herët në Kinë. Në këtë park gjendet pylli tropikal ishullor i mbrojtur më mirë dhe me sipërfaqen më të madhe.

Fshati Maona i komunës Shuiman ka kushte gjeografike të veçanta për prodhimin e çajit të ëmbël gjethemadh, që është bërë një produkt pasurimi për banorët vendorë. Kohët e fundit, fshati Maona ka zhvilluar sektorin e turizmit me kulturën e kombësisë li dhe karakteristika tropikale. (Xu Guang)