Foto:Visual People

Foto:Visual People

Baseni i zhytjes i hidrocentralit “Baihetan” në Kinën Jugperëndimore rifilloi zyrtarisht funksionimin të premten pas një kontrolli të parë katërmujor.

Baseni i zhytjes është një strukturë jetike për digat, për shkarkimin e ujërave gjatë përmbytjeve dhe shpërndarjen e energjisë, duke luajtur një rol vendimtar në stabilizimin e shtratit të lumit pas digës.

Baseni i zhytjes i Baihetan-it është baseni i zhytjes i stilit me hark të përmbysur në botë, me sipërfaqe të barabartë me gjashtë fusha futbolli e gjysmë.

Baseni mund të mbajë 2.19 milionë metra kub ujë, e barasvlershme me kapacitetin e përgjithshëm të ruajtjes të më shumë se 1000 pishinave standarde të notimit.

Baseni u vu në punë në maj 2020 dhe kontrolli i parë i tij filloi në dhjetor 2021. (Çang Çuo)