Foto:VCG

Foto:VCG

Të ardhurat nga sektori i turizmit të Kinës pritet të arrijnë në 1.710 miliardë juanë (rreth 269 miliardë dollarë) në gjysmën e parë të vitit, bëri të ditur Akademia e Turizmit, citon “Xinhua”.

Sipas këtij institucioni, në gjysmën e parë të vitit në Kinë priten mbi 1.9 miliardë udhëtime të brendshme.

Agjencia vlerësoi se 973 milionë udhëtime u bënë në mbarë vendin në tremujorin e parë, duke sjellë të ardhura nga turizmi vendas prej 640 miliardë juanë.

"Ne kemi arsye për të bërë vlerësime relativisht optimiste për ekonominë e turizmit të Kinës në gjysmën e parë të vitit. Megjithatë, ka pasiguri të shkaktuara nga rigjallërimi i epidemisë dhe duhet t'i kushtojmë vëmendje reagimit ndaj Covid-19 dhe vullnetit të njerëzve për të udhëtuar”, -tha Dai Bin, drejtor i Akademisë së Turizmit në Kinë. (Irma)