Foto:VCG

Foto:VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi të premten një bisedë telefonike me presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte.

Xi u shpreh që ai e mbante ende mend mirë vizitën e parë të presidentit Duterte në Kinë në tetor 2016. “Ajo ishte një ‘vizitë akullthyese’ dhe ka rëndësinë e gurit kilometrik në historinë e marrëdhënieve kino-filipinase. Gjatë gjashtë vjetëve, të dy palët kanë zbatuar mendimet unanime që kemi arritur, kanë ndjekur rrugën e bashkëpunimit miqësor, i kanë trajtuar mirë dallimet, kanë nxitur largimin e marrëdhënieve dypalëshe nga ndërhyrjet dhe kanë shfaqur gjendjen e re të zhvillimit të shpejtë,” tha Xi Jinping-u.

Më tej ai shtoi se të dyja palët kanë krijuar marrëdhëniet e bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik, kanë thelluar integrimin e nismës “Një brez, një rrugë” me programin “Ndërtim, ndërtim, ndërtim” të Filipineve dhe kanë nxitur bashkëpunimin në ndërtimin infrastrukturor. Ndërkohë, vëllimi i tregtisë dypalëshe është dyfishuar, vuri në dukje Xi.

Më tej ai shtoi se, përpara epidemisë së COVID-19, të dy vendet kanë mbështetur njëri-tjetrin dhe kanë mbrojtur jetën dhe shëndetin e popujve të tyre, duke ruajtur stabilitetin e zinxhirit të furnizimit rajonal.

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje më tej se të dyja palët kanë trajtuar në mënyrë të përshtatshme çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe kanë krijuar një bazë të rëndësishme për bashkëpunimin miqësor, duke sjellë përfitime për të dy popujt dhe duke ruajtur paqen e stabilitetin e rajonit.

Presidenti i Filipineve Roberto Duterte u shpreh nga ana e tij që ai u kushton rëndësi të madhe miqësisë dhe marrëdhënieve të mira me kryetarin Xi Jinping. Sipas tij, gjatë 6 vjetëve populli filipinas ka ndier konkretisht përfitimet që ka sjellë bashkëpunimi ndërmjet Filipineve e Kinës. “Falënderoj Kinën për ofrimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe për ndihmën për njerëzit të prekur nga fatkeqësitë në Filipine. Kina është mike e vërtetë dhe e besueshme e popullit filipinas,” tha Duterte.

Ai shtoi gjithashtu që Filipinet janë të gatshme ta trajtojnë siç duhet çështjen e Detit të Kinës Jugore, të japin shembull për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe të ruajnë paqen e qëndrueshmërinë në rajon. Filipinet gjithashtu janë të gatshme të luajnë rol aktiv për zhvillimin e marrëdhënieve mes ASEAN-it dhe Kinës.