Foto:VCG

Foto:VCG

Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara (UNHRC) do të përbëjë një precedent të rrezikshëm, tha të premten Ministria e Jashtme kineze.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të enjten një rezolutë që pezullon anëtarësimin e Rusisë në UNHRC, me bazë në Gjenevë, për shkak të raporteve për "shkelje të rënda dhe sistematike dhe abuzime të të drejtave të njeriut" nga trupat ruse në Ukrainë. Votimi i rezolutës u mbështet nga 93 anëtarë, ndërsa 24, përfshirë Kinën, votuan kundër dhe 58 abstenuan.

Ministria e Jashtme ruse tha menjëherë pas kësaj se kishte ndërprerë anëtarësimin e saj në Këshill.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha në një konferencë të rregullt shtypi në Pekin të premten se Kina kundërshton "politizimin" ose "instrumentalizimin" e çështjeve të të drejtave të njeriut dhe ushtrimin e trysninë mbi vendet e tjerë në emër të të drejtave të njeriut.

Sipas tij, rezoluta e privon Rusinë nga anëtarësimi i ligjshëm në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, gjë që është "një çështje e rëndësishme që duhet të trajtohet me maturinë më të madhe".

Zhao shtoi se rezoluta nuk është hartuar në mënyrë të hapur e transparente, një praktikë që vetëm se përkeqëson ndarjet ndërmjet shteteve anëtare dhe shton kontradiktat midis palëve të interesuara, duke mos çuar në shpërshkallëzimin e konfliktit.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze theksoi se masa e UNHRC-së do të vendosë një precedent të ri e të rrezikshëm.