Mediat amerikane njoftuan që të dielën në Sakramento të Kalifornisë ndodhi një sulm i rëndë me armë, i cili shkaktoi gjashtë të vdekur dhe 12 të plagosur. Sipas uebsajtit amerikan "Gun Violence Archive" ("Arkivi i dhunës me armë"), sivjet në ShBA sulmet e ndryshme me armë kanë shkaktuar 10 900 të vdekur dhe 8 618 të plagosur, shifra këto që kanë shënuar që të dyja rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Krahas rritjes së dhunës me armë, edhe industria e prodhimit të armëve po zhvillohet në mënyrë të vrullshme. Sipas raportit nga Fondacioni Kombëtar i Sporteve të Qitjes (NSSF), në vitin 2021 të ardhurat e këtij sektori arritën mbi 70.5 miliardë dollarë, 269 % më shumë se në vitin 2008, kur shifra ishte 19.1 miliardë. Në SHBA, prodhimi dhe tregtimi i armëve është bërë një zinxhir industrial gjigant. Grupet e armëve ofrojnë dhurime të shumta politike për zgjedhjet presidenciale dhe ato për Kongresin, duke formuar kompleksin industrialo-ushtarak "politikan+armëshitës", çka ndikon thellësisht në politikën amerikane. Kjo është arsyeja përse projektligji i kontrollit të armëve përfundon pa rezultat dhe po rritet numri i rasteve të dhunës me armë. Përhapja e një dhune të tillë në ShBA po shkatërron besimin e popullit amerikan te demokracia dhe të drejtat e njeriut.