Foto:VCG

Foto:VCG

Banka qendrore e Kinës kreu të premten 10 miliardë juanë (1.57 miliardë dollarë amerikanë) marrëveshje të anasjellta riblerjeje për të ruajtur likuiditetin në sistemin bankar.

Norma e interesit për marrëveshjet e anasjella të riblerjes me maturim shtatëditor u vendos në 2.1 për qind, bëri të ditur Banka Popullore e Kinës. Sipas saj, kjo masë synon ta mbajë likuiditetin në sistemin bankar në një nivel të arsyeshëm.

Marrëveshja e anasjellë e riblerjes është një proces në të cilin banka qendrore blen letra me vlerë nga bankat tregtare nëpërmjet ofertave, me një marrëveshje për t'i shitur ato në të ardhmen.