Foto:VCG

Foto:VCG

Ditët e fundit, ShBA-ja mori vendim që t’i shesë Tajvanit të Kinës programin e mbështetjes teknike për raketat “Patriot” me vlerë prej afro 95 milionë dollarësh amerikanë. Kjo është shitja e 3-të e armëve nga administrata e tanishme amerikane, vetëm dy muaj pas asaj të fundit.

Shitja kaq e shpeshtë e armëve tregon mendësinë e “lojës me zjarrin”, veprimet mashtruese dhe orvatjen e ShBA-së për krijimin e trazirave në botë, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Për shitjen e fundit të armëve, ShBA-ja deklaroi që baza ligjore është “Ligji i marrëdhënieve me Tajvanin”. Por kjo është krejtësisht e pavërtetë, pasi dihet tashmë gjerësisht që themeli politik i marrëdhënieve Kinë-ShBA janë tre komunikatat e përbashkëta, veçanërisht Komunikata e 17 Gushtit, ku ShBA-ja deklaron që do të pakësojë gradualisht shitjen e armëve Tajvanit dhe që kjo çështje do të zgjidhet përfundimisht pas një periudhe kohore.

Veprimet e ShBA-së kanë shkelur premtimet e saj në tre komunikatat e përbashkëta dhe parimin e “Një Kine” të përcaktuar nga Rezoluta 2758 e OKB-së, që zbatohet gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Veprimet e palës amerikane janë pa efekt qysh nga fillimi. ShBA-ja e ka vendosur ligjin e brendshëm mbi detyrimet ndërkombëtare, duke e shfrytëzuar çështjen e Tajvanit, pa marrë parasysh besueshmërinë e vet ndërkombëtare. Kjo ka treguar këmbënguljen e saj hegjemoniste.

Në botë ka vetëm një Kinë dhe Tajvani është pjesë e Kinës. Ky është një fakt historik dhe ligjor i pandryshueshëm. Siguria e Tajvanit varet nga zhvillimi paqësor i marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit dhe jo prej shitjes së armëve nga ShBA-ja, që ka si qëllim vetëm shfrytëzimin e Tajvanit si një gur shahu. Publiku e di mirë se cili është fati i gurëve të shahut, e mbyll komentin e vet Grupi Mediatik i Kinës.