Foto:VCG

Foto:VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian u shpreh të enjten që Kina kundërshton në mënyrë të vendosur vizitën e delegacionit amerikan të drejtuar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, në Tajvan, duke shtuar se Pekini ka paraqitur pakënaqësinë e vet serioze për këtë gjë.

Zhao Lijian vuri në dukje që Kina kundërshton të gjitha mënyrat e lidhjeve mes ShBA-së e autoriteteve tajvaneze. Kongresi amerikan duhet të zbatojë politikën e "Një Kine" të ShBA-së. Nëse Pelosi viziton Tajvanin, kjo do të shkelë seriozisht parimin e "Një Kine" dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, do të dëmtojë rëndë sovranitetin e tërësinë territoriale të Kinës e do të goditë rëndë bazën politike të marrëdhënieve Kinë-SHBA, duke lëshuar një sinjal të rëndë të gabuar për separatistët në Tajvan.

“SHBA-ja duhet të zbatojë rigorozisht parimin e 'Një Kine' dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, duhet të anulojë menjëherë planin e vizitës së kryetares Pelosi në Tajvan, të ndalojë lidhjet me autoritetet tajvaneze dhe të mbajë premtimet për mospërkrahjen e ‘pavarësisë së Tajvanit’. Nëse ShBA-ja këmbëngul në rrugën e saj, Kina medoemos do të marrë masa të forta dhe do të mbrojë në mënyrë të vendosur sovranitetin dhe tërësinë e vet territoriale, dhe të gjitha pasojat e shkaktuara nga kjo duhet të mbahen nga ShBA-ja,” theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës.