Foto: Tregtia e shërbimeve e Kinës u rrit me 33.5 për qind në dy muajt e parë të këtij viti. /CFP

Foto: Tregtia e shërbimeve e Kinës u rrit me 33.5 për qind në dy muajt e parë të këtij viti. /CFP

Tregtia e shërbimeve e Kinës ruajti hovin e rritjes në dy muajt e parë të këtij viti, duke u shtuar me 33.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke arritur në afro 953.5 miliardë juanë (rreth 146.6 miliardë dollarë), njoftoi të mërkurën Ministria e Tregtisë.

Eksportet e shërbimeve arritën në rreth 467.6 miliardë juanë, ndërsa importet 485.9 miliardë juanë, duke u shtuar përkatësisht me 39.4 dhe 28.3 për qind në krahasim me periudhën janar-shkurt të vitit të kaluar.

Rritja e eksporteve të tregtisë së shërbimeve e kaloi rritjen e importeve me 11.1 pikë përqindjeje, duke sjellë një rënie prej 57.6 për qind të deficitit të tregtisë së shërbimeve, që ishte 18.3 miliardë juanë, 24.9 miliardë juanë më pak se në vitin 2021.

Tregtia e shërbimeve me njohuri intensive arriti 382.4 miliardë juanë, 17.9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme.

Eksportet e shërbimeve me njohuri intensive u shtuan me 20.3 për qind, duke arritur në 219.7 miliardë juanë, ndërsa importet 15 për qind, në vlerën 162.7 miliardë juanë.

Shërbimet e udhëtimit u rimëkëmbën gjatë kësaj periudhe, teksa tregtia në sektorin e shërbimeve u shtua me 16.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 149.8 miliardë juanë.

Vjet tregtia e shërbimeve në Kinë ishte 5.3 trilionë juanë, 16.1 për qind më shumë se në vitin 2020.

Kina ka marrë një sërë masash për të zgjeruar hapjen e sektorit të shërbimeve dhe është zotuar të bëjë më shumë përpjekje për të nxitur hapjen e tregtisë së shërbimeve në një nivel më të lartë.